Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic ka deklaruar se Serbisë i konvenon publikimi sa më parë i verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe se shtyrja nuk është aspak lajm i mirë për Serbinë.
“Ende nuk ka informacione zyrtare lidhur me atë se kur do të shpallet vendimi”, ka thënë Jeremic për mediet elektronike, raporton Telegrafi.
Sipas tij, shtyrja nuk paraqet lajm të mirë për Serbinë, sepse Serbisë i leverdis dhënia sa më parë e këtij mendimi. Sipas Jeremicit është shumë vështirë të pritet të thuhet se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
“Nëse kjo ndodh, atëherë asnjë kufi ndërkombëtar nuk do të jetë i sigurt. Do të ketë shumë vende të cilat që nga ai moment do të kenë probleme të mëdha me ruajtjen e tërësisë së tyre territoriale”, ka thënë Jeremic.
Top Channel