Ivanovic: Zyra e BE-së, të ruajë neutralitetin statusor
29/03/2010 11:10
Sekretari shtetëror për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, deklaron se është e rëndësishme që zyra e BE-së që do të hapet në Mitrovicë, të ruajë neutralitetin statusor.
Ivanovic konsideron se BE-ja duhet të ruajë neutralitetin meqë pesë nga 27 vendet e saj nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Deri sa të qëndrojnë brenda kësaj kornize, BE-ja për Serbinë është mike e partnere”, është shprehur Ivanovic, bën të ditur Telegraf.
Ai ka thënë se vetëm Ministria për Kosovë do të mund të ishte më e pranishme në atë territor.
Top Channel