Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl Theodor zu Guttenberg ka rikonfirmuar gjatë viztës që po zhvillon në Prishtinë, mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës.

Guttenberg ka vlerësuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të zgjidhur problemet që ka Kosova.

“Mbështetja e Gjermanisë për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të gjitha cështjet që ka Kosova të mund t’i zgjidhim së bashku”, ka deklaruar Guttenberg.

Më tej ai ka rikonfirmuar edhe perspektivën evropiane të Kosovës ndërsa ka shtuar se reduktimi i trupave të KFOR-it duhet të bëhet në bazë të sukseseve në fushën e sigurisë.

Top Channel