Greqia nuk ka bërë ende asnjë kërkesë zyrtare për ndihmë edhe pse Fondi Monetar Ndërkombetar është treguar i gatshëm të lëvrojë fondet për të nxjerrë vendin nga kriza.

Këtë koment e ka bërë shefi i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn i cituar nga faqja e internetit Wall Street Journal. Sipas numrit një të fondit, kriza duhet të shihet edhe si një mundësi për integrimin ekonomik të vendeve europiane.

Pak ditë më parë Bashkimi Europian arriti një marrëveshje për të shpëtuar Greqinë nga falimentimi, duke miratuar marrjen e huase prej 23 miliardë dollarësh nga FMN-ja. 

Top Channel