Një bombë ka tronditur ditën e djeshme Athinën ku ka humbur jetën një 15 vjecar afgan dhe është plagosur rëndë motra e tij 10 vjecare.

Ngjarja ndodhi pranë një shkolle në kryeqytetin helen ku u plagos edhe e ëma e fëmijëve. Shpërthimi është sinjalizuar në orën 22:50 me orën lokale ne lagjen “Patissia”.

Shpërthimi ka dëmtuar edhe disa makina e ndërtesa, ndërsa bomba ishte lënë në një thes dhe shpërtheu ndërsa familja afgane po kalonte në rrugë. Ne lidhje me këtë akt nuk dihen ende shume detaje, por policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe autorëve.
 
 

Top Channel