
Zonja Aneta Rama, nëna e kryesocialistit Edi Rama nuk pranoi të pajtohet me të paditurin prej saj, kryeministrin Sali Berisha të cilin e akuzon për shpifje dhe cënim të dinjitetit.
Në seancën e radhës e cila parashikonte sipas ligjit edhe pajtimin mes paleve, Aneta Rama tha nëpërmjet avokatëve mbrojtës Arjan Salati dhe Eno Bushi, se nuk shikon asnje rrethanë për t’u tërhequr nga kërkesa. Nëna e kryesocialistit Edi Rama ishte e pranishme ne procesin qe po zhvillohet në Gjykatën e Lartë ndërkohë që kryeministri i vendit përfaqësohej me një prokurë të lëshuar prej tij nga avokatja Erinda Ballanca.
Avokatët i thanë Gjykatës së Lartë se kryeministri në 29 nëntor 2009, në seancën e kuvendit ka shpifur ndaj klientes së tyre në dy fjalitë kur ka thene se “zonja ka kuruar të birin për 20 vjet dhe se i biri e ka nxjerre me rrobat e gjumit në pazar”.
Vetë Aneta Rama nuk foli para Kolegjit ndërkohë që avokatja e kryeministrit pasi dëgjoi qëndrimin e palës paditëse që refuzoi pajtimin tha se do të jape qëndrimin në një seancë të mëvonshme. Gjykata caktoi 12 prillin si daten per seancen e radhes.
Nderkohe ne te njejtin dite ishte edhe procesi me pale paditese Artan Dulakun qe akuzon serish kryeministrin Sali bverisha per shpifje por, seanca u shty per ne nje date tjeter.
Top Channel