Sheshi “Skënderbejâ€, Olldashi: Nuk do të lejojmë punimet
28/03/2010 12:35
Pas fillimit të punimeve për rikonstruktimin e sheshit “Skënderbej”, në Tiranë, ka reaguar ministri i Transporteve, Sokol Olldashi duke theksuar se MPPTT-ja nuk do të lejojë zhvillimin e punimeve.
Sipas tij, bashkia nuk ka një projekt për ndërtimin e sheshit dhe se miratimi i tij duhet të bëhet nga KRRTRSH-ja.
“Përshëndes nxitimin e Ramës pas thirrjes së qeverisë për sheshin. Bashkia nuk ka projekt për sheshin. Ndryshimet duhet të kalojnë në KRRTRSH. Ftoj Ramën të dërgoj për miratim në MPPTT planin për rikonstruktimin e sheshit”, është shprehur Olldashi.
Sipas tij, “në projektin fillestar janë bërë ndryshime për qëllime klienteliste”.
Top Channel