Qeveria lejon bashkinë të mbledhë stoqet minerale

28/03/2010 12:05

Qeveria nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë, i ka dhënë aprovimin kërkesës së Bashkisë Bulqizë, për ngritjen e një shoqërie anonime, në varësi të kësaj bashkie, për shfrytëzimin e stoqeve të mineralit të kromit.

Këto vitet e fundit në minierën e Bulqizës, puna për seleksionimin e mineralit të kromit, nga stoqet (male me hedhurina ndër vite, nga puna në galeritë e minierës) është kthyer në një shqetësim permanent, jo thjesht për nga paligjshmëria e saj, por më tepër për nga rrezikimi i jetëve njerëzore.

Parandalimi i kësaj pune edhe pse e jashtëligjshme dhe me rrezik të jetëve njerëzore, në mos e pamundur, ka qenë tejet e vështirë për t’u ndaluar nga strukturat shtetërore.

Dhe kjo për shkakun e vetëm se qyteti minator i Bulqizës, ndër më të varfrit në vend, të vetmin burim jetese ka mineralin e kromit.

Aksidente deri edhe me humbje të jetëve njerëzore nuk munguan të vinin.

“Krijimi i kësaj shoqërie, jo vetëm që do t’u japë fund aksidenteve në punë për mbledhjen e kromit, por edhe të ardhurat që do krijohen prej saj, do të përdoren në dobi të komunitetit të Bulqizës”, tha kryetari i bashkisë Bulqizë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA