KESH, eksport 10 milionë euro

28/03/2010 13:15

Viti 2010 konsiderohet me fat për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), pasi falë reshjeve të shumta, ka shtuar tej mase kapacitetin e prodhimit.

Mësohet se edhe muaji prill do të rezultojë pozitiv për korporatën, pasi ka lidhur gjashtë kontrata për eksportin e energjisë elektrike, duke garantuar një të ardhur prej rreth 10 milionë eurosh.

Sasia e energjisë prej 273 mijë e 600 megavat do të blihet nga 5 kompani, të njohura në fushën energjetike.

Në tender, ofertën për sasinë më të madhe të energjisë e ka dhënë kompania zvicerane EFT, prej 126 mijë megavat, e ndjekur nga serbja “Rudnap” me 68 mijë e 400 megavat.

Për muajin mars, KESH siguroi nga kontratat e eksportit të energjisë elektrike rreth 15 milionë euro, ndërsa në janar rreth 10 milionë euro.

Një pjesë e të ardhurave do të shkojë për të kompensuar familjet e përmbytura në veri të vendit, ndërsa diferenca e mbetur për të shlyer borxhet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA