Kakavijë, arrestohen dy punonjës policie
28/03/2010 10:15
Tre persona janë vënë në pranga në Kakavijë, dy prej të cilëve punonjës policie dhe një civil.
Policët Ylli Hoxha dhe Brisilda Biraci, 40 dhe 24 vjec, janë vënë në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ndërsa personi i tretë është Spiro Cami, i cili në bashkëpunim me dy policët siguronte vulat për pasaportat kundrejt pagesës.
Sipas burimeve policore, Cami siguronte 600-800 euro për vulosjen e pasaportës.
Gjatë një kontrolli në makinën e tij janë gjetur 9 pasaporta shqiptare, 1200 euro dhe tre celularë.
Top Channel