Juventus në krizë rikthehet tek fitorja

28/03/2010 19:05

Juventus në krizë ka fituar me vështirësi ndaj Atalantës 2-1 në ndeshjën e vlefshme për javën e 31 të Serisë A.

Bardhëzinjtë kaluan të parët në avantazh kur në minutën e 30 të pjesës së parë kapiteni Del Piero gjen rrjetën e Atalantës. Por avantazhi i bardhezinjëve ashtu sic ka ndodhur shpesh javët e fundit, nuk ka zgjatur gjatë, bergamsakët barazojnë rezultatin në minutën e 45 me anë të një ish-juventinit Nikola Amoruzo.

Në pjesën e dytë megjithë përpjekjet e torinezëve goli vjen vëtëm në minutën e 82 kur mesfushori brazilian Melo, i futur në lojë fraksionin e dytë të të takimit u ka dhënë fitoren bardhezinjve duke i ngjitur ata në kuotën e 48 pikëve, po aq sa Sampdoria që barazoi 1-1 me Kaljarin dhe Napoli që mundi 1-0 Katanian, dhe tre pikë larg vendit të katërt të zonës Champions që mbahet nga Palermo.

Në ndeshjet e tjera Fiorentina shkatërroi Udinezen 4-1,  Kievo dhe Parma barazuan pa gola në Verona, po 0-0 Siena barazoi me Xhenoan ndërsa Livorno barazoi me Barin 1 me 1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA