Ish-këshilltari i Priftit mund të jetë fshehur

28/03/2010 15:10

Eduard Belegu, ish-këshilltar i Ministrit të Energjitikës që rezulton i zhdukur që prej së shtunës së kaluar, për policinë mendohet të jetë fshehur për shkak se prokuroria e Elbasanit ka rihapur sërish hetimin që e akuzon atë për shpërdorim detyre.

Familjarët e Belegut bën denoncimin në polici, ndërsa automjeti i tij u gjet i braktisur në afërsi të Saukut nga policia.

Pasi ka marrë në pyetje të gjithë rrethin familjar dhe shoqëror, një prej të afërmve të tij deklaroi në polici, se në kontaktin e fundit telefonik që kishte patur me të i kishte thënë se cështja në ngarkim të tij është rihapur dhe se duhet të largohet për ca kohë.

Belegu, u arrestua nga policia e Elbasanit nën akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim duke shpërdoruar detyren. Ai u lirua nga gjykata, por prokuroria e Elbasanit ka rifilluar sërish hetimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA