Barcelona ngjitet përkohësisht në krye të renditjes në Primera Division. Skuadra katalanase mundi në ndeshjen e kësaj fundjave Majorkën në një takim që nuk ishte shumë i lehtë për të.
Ashtu si në ndeshjen me Osasunën, edhe këtë radhë shpëtimtari për Barcelonën ishte Zlatan Ibrahimovic që shënoi golin e fitores.
Këtë radhë Barcelona ishte shumë larg paraqitjeve spektakolare, kjo edhe për meritë të Majorkës që për një pjesë të mirë të ndeshjes zhvilloi një lojë më të mirë se të besuarit e Pepe Guardiolës.
Kjo u duk që në fillimin e takimit kur Majorka e rrezikoi jo pak herë portën e Valdès, por pa mundur të gjejë golin. Pjesa e parë u mbyll në barazimin pa gola 0-0.
Në pjesën e dytë, Majorka sërish u afrua në disa momente rrezikshëm portës së Valdès, por ajo që shënoi ishte Barcelona.
Ibrahimovic shënoi nga shumë pranë portës duke shfrytëzuar një devijim të dobët të portierit të Majorkës.
Në fund rezultati mbeti 1-0 dhe Barcelona e sheh veten momentalisht të shkëputur 3 pikë nga Reali i Madridit.
Top Channel