Vlorë, bie në rrjetë peshku i rrallë

27/03/2010 15:45

Një specie e rrallë peshku ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Orikumit mëngjesin e ditës së shtunë, jo më shumë se 100 metra nga bregu.

Sipas peshkatarëve, peshku i rrallë ngjan me një peshkaqen nga forma, ndërkohë që në të gjithë trupin ka krahë ujore të mëdha, ndërsa koka është larg tyre. Peshku ka nje gjatesi me shume se 1 meter e gjysmë dhe një peshë rreth 70 kilogram.

Ka qene peshkatari i kesaj zone Sokol Veizi i cili duke mbledhur rrjetat ka pare se ne do kishte rene dhe dicka e rende.

Menjehere sebashku me djalin e tij kane arritur ta terheqin ne varke peshkun, i cili pergjate gjithe kohes qe ishte transportuar deri ne breg kafshonte barken me force te madhe, edhe pse nuk ka paraqitur rrezik per peshkataret.

Edhe magazinuesi i peshkut ne kete zone Sherif Durmishi, eshte shprehur se pergjate ketyre viteve nuk ka pare asnje here nje specie te tille ,nderkohe qe te njejten gje kane konfirmuar edhe peshkatarë te tjere te zones.

Sipas peshkatareve, nje gje tjeter shume e vecante e ketij lloji peshku eshte se edhe pse organet riprodhuese dukeshin mashkullore, ne brendesi te tij jane gjetur veze. Vitet e fundit kjo zone eshte berë e njohur per peshkimin e specieve te rralla, ku nje vit me pare u kap nje peshk i Karaibeve i llojit Lampus Gutatus, ndersa pak dite me pare nje breshke e madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA