Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, gjatë vizitës së tij në Maqedoni u ka bërë thirrje autoriteteve lokale që të mbrojnë objektet myslimane të kultit.

Davutoglu ka kërkuar që xhamitë e vjetra të ndërtuara gjatë periudhës së perandorisë otomanë të rikonstruktohen, pasi kjo sipas tij do të ndikonte në përmirësimin e klimës ndëretnike.

“Ne jemi këtu që të mbështesim të gjitha përpjekjet e Republikës së Maqedonisë, për rikonstruksionin e të gjitha veprave kulturore që janë ngritur në periudhën otomane”, ka pohuar Davutoglu.

Top Channel