Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se Beogradi po përpiqet që të gjejë zgjidhje për cështjet që kanë të bëjnë me Kosovën, por pa cuar në njohjen e pavarësisë së saj.

Në takimin e zhvilluar sot në Bruksel me shefen e Politikës së Jashtme të BE Catherine Ashton, Tadic është shprehur se shpreson që të gjëndet një zgjidhje edhe për pjesëmarrjen e Kosovës në samitet ndërkombëtare.

“Shpresoj se do të gjejmë një rrugëdalje dhe të arrijmë një marrëveshje për cështjet që kanë të bëjnë me transportin, gjykatat, policinë dhe doganat, në një mënyrë që të mos cojë në njohjen e pavarësisë”, ka pohuar Tadic.

Presidenti serb ka kujtuar zyrtaren e lartë evropiane se Beogradi është në kontakt të vazhdueshëm me misionet UNMIK dhe EULEX dhe ka theksuar se është regjistruar progres në zbatimin e planit 6 pikësh të OKB-së.

Top Channel