Partia Socialiste, në përfundim të Asamblesë Kombëtare jep qëndrimin e saj se nuk do të ketë situatë normale politike për sa kohe nuk zgjidhet kriza dhe nuk bëhet transparenca e zgjedhjeve.
Në fund, janë lexuar katër pika të paraqitura nga drejtuesit e partisë, në përputhje edhe me ato cfarë janë diskutuar gjatë punimeve.
Në një konferencë për shtyp, kryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci bëri të ditur se në të gjithë vendin do të zhvillohen protesta, ndërsa më e madhja planifikohet të jetë ajo e datës 30 prill në Tiranë.
Ruci njoftoi se grupi parlamentar socialist do të jetë pjesëmarrës në parlamentin shqiptar vetëm për transparencën e zgjedhjeve. Po ashtu socialistët i kërkojnë ndërkombëtarëve qe të vazhdojnë të japin mbështetjen dhe të bëjnë përpjekjet e tyre për zgjidhjen e krizës. Kreu i grupit kuvendor njoftoi po ashtu zhvillimin e kongresit të Partisë Socialiste më datë 18 prill.
Top Channel