Rikthimi i gjykatësve, ekspertet kundër EULEX

27/03/2010 20:00

Debate dhe diskutime në lidhje me ligjshmërinë e procesit kanë përfshirë projektin e EULEX-it për rikthimin e gjykatësve në veri të Mitrovicës.

Disa ekspertë thonë se kjo formulë duhet parë me vëmendje sepse ajo mund të cënojë integritetin dhe sovranitetin e shtetit te ri kosovar. Eksperti ligjor dhe bashkëhartuesi i kodit penal, Ismet Salihu, e cilëson si të papranueshëm faktin se duhet te bisedohet me drejtuesit e Serbisë për mundësinë e kthimit të gjyqtarëve dhe prokuorëve në vendin e tyre të punës.

Ai shton se kjo është një situatë e paprecedentë. “Gjithë ata gjyqtare që kanë punuar deri para dy viteve të kthehen të gjithë dhe të emërohen gjyqtarë të tjerë shtesë nga Këshilli Gjyqësor”, vijon Salihu.  Stafi administrativ i kthyer në gjykata ka punuar kryesisht me përpunimin e lëndëve që edhe aktualisht mungojnë”, përfundon eksperti.  

Top Channel