Nismës së lëvizjes Mjaft iu bashkuan edhe dy deputetët camë, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, si edhe Tifozat Kuq e Zi, shoqatë tifozash që njihet për parrullat e saj pro-Shqipërisë etnike.(UDPATE)
Deputeti Shpëtim Idrizi kërkoi që qeveria greke të denoncojë këto akte që sic tha ai nuk i bëjnë mirë marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
“Qeveria greke të distancohet, sepse është akt i përsëritur nga persona që mbajnë uniformën e shtetit grek. Kjo erdhi në ditën e clirimit të Greqisë, ndërkohë që duheshin kujtuar se edhe grekët u duhet të jenë mirënjohës kapedanëve camë Bobocari, Bulina, Xhavellës. Politika shqiptare nuk duhet të jetë e intimiduar. Eshtë papranueshme që qeveritarët, Presidenti dhe kryeministri shqiptar të mos shprehen për cështjen came”, u shpreh Idrizi.
Ndërkohë në Ministrinë e Jashtme, ministri Meta, i cili në një moment të parë e dënoi aktin e ushtarëve grekë nëpërmjet zëdhënësit, konfirmoi se po komunikohet nëpërmjet dy linjave, ambasadës sonë në Athinë dhe ambasadës greke në Tiranë në mënyrë që qeveria e Athinës të dënojë përgjegjësit e këtij provokimi skandaloz.
“Nuk mendoj se ndaj incidenteve duhet të përgjigjemi me incidente. Unë besoj se përgjigjen më të mirë e ka dhënë vetë ministri grek i Mbrojtjes se Qytetarit dhe akoma më mirë do të jepen në vazhdim me përshkallëzimin e masave ndaj shkaktarëve të aktit skandaloz”, u shpreh Meta.
Kundër thirrjeve antishqiptare të ushtarëve grekë u shpreh edhe Tahir Muhedini, kryetari i partisë tjetër came, për Drejtësi dhe Integrim.
Një protestë u zhvillua edhe në qendër të qytetit të Durrësit nga studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu”.
Top Channel