Mblidhet Asambleja e PS-së, fjalim i Ramës

27/03/2010 11:15

Mblidhet asambleja e Partisë Socialiste ku pritet që të merret vendimi për qëndrimin politik të kësaj forcë në të ardhmen.

Protestat dhe pjesëmarrja e kushtëzuar në Parlament janë artikuluar tanimë si dy instrumente presioni ndaj qeverisë, por që me votën e anëtarëve të asamblesë pritet që të përftohen edhe si një mandat politik për ekipin drejtues të PS-së në përpjekjen e tyre të re për transparencën e 28 qershorit, apo edhe provokimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Natyrisht, duke marrë në konsideratë qëndrimet e fundit të miratuara thuajse me konsensus, është e pritshme që mbledhja e asamblesë të mos shoqërohet nga të papritura, edhe pse në gjirin e selisë rozë është formalizuar një grup njerëzish që mendojnë ndryshe.

Pritet që fjala e kryetarit Edi Rama të jetë e hapur për mediat, ndërkohë që diskutimet e tjera do të jenë me dyer të mbyllura.

Top Channel