Policia maqedonase ka zhvilluar në ditët e fundit një operacion anti-drogë në qytetet Tetovë dhe Gostivar, i cili është mbyllur me arrestimin e 5 personave dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.

Sipas raportimeve të mediave lokale, përmes operacionit u zbulua një kanal i trafikut ndërkombëtar të drogës, e cila kishte si destinacion tregun kosovar.

Sipas burimeve, sasia e drogës së sekuestruar është 26 kilogramë heroinë, ndërkohë që të arrestuarit janë 4 shtetas maqedonas dhe nje kosovar, që ishte edhe porositësi i lëndës narkotike.

Burimet shtojnë më tej se heroina transportohej në aksin Turqi-Maqedoni-Kosovë, përmes një kamioni në të cilin ndodheshin materiale tekstile.

Top Channel