Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci ka deklaruar se, me kalimin e kohës Serbia do ta shohë të arsyeshme të bashkëpunojë me vendet e Ballkanit.

I cituar nga mediat kosovare, Kuci ka rikonfirmuar gatishmërinë e Kosovës për të bashkëpunuar me Serbinë si dy shtete të pavarura.

“Serbia me kalimin e kohës do ta kuptojë se ka nevojë për të hedhur hapa pozitivë drejt vendeve të rajonit”, ka pohuar Kuci.

Deklarata e numrit dy të qeverisë së Kosovës vjen pas asaj të presidentit serb Boris Tadic, se Beogradi shpreson të arrijë një marrëveshje bashkëpunimi.

Top Channel