Vijon në Hagë procesi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të administrimit të drejtësisë, palët japin deklaratat përfundimtare
Pas shfaqjes në thuajse të gjitha mediat greke të videos me kore e thirrje raciste dhe fyese ndaj shqiptarëve, Athina zyrtare nxiton të reagojë.
Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit Mihalis Kristosoidhis ka urdhëruar nisjen e një hetimi për të zbardhur kushtet në të cilat është zhvilluar akti që ndjell urrejtje, ndërsa komandanti i togës prej 36 zhytësve të marinës luftarake është pezulluar.
“Përsëris se në mënyrë kategorike të tilla sjellje nuk i përshtaten askujt që mban uniformë dhe është betuar para kushtetutës dhe ligjeve të shtetit” tha ministri Kristosoidhis duke shtuar se persona të tillë nuk kanë vend në radhët e marinës detare.
“Asnjë i palogjikshëm nuk ka të drejtën të njollosë ditën historike me parrulla raciste që ndjellin urrejtje”, përfundon ministri grek.
Ndërkohë nga Ministria e Mbrojtjes greke nuk ka patur reagime pasi toga në fjalë ndodhet nën varësinë e marinës detare.
Akti ka ndarë edhe politikën. Keshtu aleanca e majtë, “Siriza” ka dënuar koret raciste si “të turpshëm, që kultivojnë nacionalizëm, ngjallin ndjenjat e urrejtjes dhe paralelisht mund të shkaktojë pasoja të rëndësishmë diplomatike, që mund të cënojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”.
Ndërsa e ultranacionalistet e “Laos”, kanë dalë në mbrojtje të 36 marinarëve. Ata i cilësuan marinarët “heronj që japin jetën për të mirën e atdheut” dhe parrullat “flamuri i kombit”.
Top Channel