Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk është inkurajuar nga takimi Papandreu-Gruevski dhe afati që kjo parti i ka vënë qeverisë për zgjidhjen e kontestit të emrit po skadon.

Kështu shkruajnë mediat maqedonase, sipas të cilave BDI kërkon integrimin sa më shpejt të Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Ne si parti e kemi bërë të qartë se cilat janë afatet e përcaktuara për të zhbllokuar procesin e integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike. 6 mujori i vendosur po mbaron dhe ne do të presim deri ne muajin maj”, ka deklaruar një anëtar i BDI për mediat maqedonase.

Zyrtari ka shtuar më tej se pasi të skadojë ky afat, BDI nuk do të ketë më se cfarë t’i kërkojë “qeverisë së izolimit”.

Top Channel