Dodik: Masakra e Srebrenicës s’ishte genocid
27/03/2010 15:10
Kryeministri serb i Bosnjes, Milorad Dodik ka deklaruar se komuniteti serb nuk do ta pranojë kurrë se masakra e Srebrenicës ishte një genocid ndaj popullsisë myslimane.
Deklaratën e tij Dodik e ka bërë në një intervistë për një të përditshme serbe, ku ka hedhur poshtë një raport të vitit 2004, sipas të cilit qeveria e Republikës Serbe ka pranuar shkallën e vrasjes dhe i ka kërkuar falje popullit boshnjak.
“Atje janë vrarë vetëm 3500 persona”, ka pohuar Dodik për gazetën serbe “Vecernje Novosti”.
Masakra e Srebrenicës, në të cilën janë vrarë 8 mijë burra dhe djem myslimanë, është e vetmja ngjarje gjatë luftës së viteve 92-95 që është vlerësuar genocid nga OKB.
Top Channel