Komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler ka deklaruar se misioni i trupave ndërkombëtare në Kosovë është përmbushur thuajse plotësisht.
Sipas tij, Kosovës nuk i kanoset asnjë rrezik nga jashtë dhe siguria mund të garantohet edhe me më pakë trupa ndërkombëtare.
“Nuk ka më asnjë kërcënim nga jashtë për Kosovën. Të gjitha sfidat me të cilat po përballemi aktualisht nuk janë më ushtarake, por sociale, ekonomike dhe politike”, ka pohuar Bentler.
Megjithatë, gjenerali gjerman ka shtuar se stabiliteti i Kosovës është ende sipërfaqësor, pasi ka tensione mes shumicës shqiptare dhe pakicës serbe.
“Por detyrat e KFOR-it në këtë situatë mund të bëhen edhe me më pakë trupa dhe kampe ushtarake”, ka shtuar Bentler.
Top Channel