
Në rast se Parlamenti e ka të lehtë për të miratuar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, të cilët kërkojnë vetëm një shumicë të thjeshtë prej 71 votash për t’u miratuar, rizgjedhja e Avokatit të ri të Popullit është një sfidë për Parlamentin.
Kjo sfidë vjen për shkak se Parlamentit shqiptar i duhet një shumicë e cilësuar prej 84 votash për të miratuar edhe emrin e ri të Avokatit të Popullit, institucion i cili tashmë ka ngelur pa drejtues, si pasojë e mbarimit të mandatit të Ermir Dobjanit.
Sipas ligjit, propozimi për avokatin e ri duhet të vijë nga Presidenti i Republikës dhe Parlamenti duhet të jap pëlqimin e tij të përkthyer në 84 vota.
Bojkoti i opozitës dhe problemet e transparencës zgjedhore në vend e kanë bërë të vështirë arritjen e këtij konsensusi, duke bërë që ky institucion të mos ketë mundësinë e një përfaqësimi normal dhe dinjitoz.
Top Channel