“Varrezat”, Greqia: Jemi të kënaqur

27/03/2010 08:35

Vendimi i Parlamentit shqiptar për ngritjen e dy varrezave për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës italo-greke ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Athinës zyrtare.

Ministria e Jashtme e Greqisë bëri të ditur dje zyrtarisht se ratifikimi i marrëveshjes dypalëshe është përshëndetur nga numri dy i saj, zëvendësministri Dimitris Droutsas.

Një komunikim telefonik me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ilir Meta, ka përcjellë kënaqësinë e palës greke për atë që sipas Droutsas përbën “një çështje humanitare dhe me rëndësi historike për popullin grek”.

“Ne jemi të përgatitur për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes në bashkëpunim me palën shqiptare, që një çështje me natyrë humanitare dhe me rëndësi historike për popullin grek të mund të gjejë zgjidhje, si një mënyrë për të paguar tributin e duhur atyre që luftuan heroikisht për Atdheun”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme greke.

Top Channel