“Epidemia†e alergjive
27/03/2010 15:40
Me ardhjen e pranverës është shtuar edhe numri i të sëmurëve nga alergjite stinore. Mjekët tregojnë se në ndryshim nga 15 vite më parë është rritur numri i fëmijëve të moshës 1 deri në 15 vjec të prekur.
Personat që janë alergjikë por që nuk mjekohen, shpesh kalojnë në astmë bronkiale. Mjekët tregojnë se në zonat rurale është shumë i lartë numri i personave alergjikë, që kanë kaluar në astmë bronkiale.
Alergologët këshillojnë që prindërit të konsultohen me mjekët e familjes për cdo problem të fëmijëve të tyre, pasi shpesh alergjitë ngatërrohen me virozat e stinës.
Top Channel