Presidenti i Këshillit të Europës Herman Rompuj është shprehur i kënaqur me rezultatet e arritura në samitin e vendeve të eurozonës mbajtur ditën e enjte në Bruksel.

“Të gjitha vendet e zonës euro kanë shfaqur në mënyra të ndryshmë mbështetjen e tyre ndaj planit për ndihmën financiare pwr ekonominë greke e cila ndodhet në krizë”, tha Rompuj në përfundim të ditës së parë të samitit.

Megjithatë mjaft vende të eurozonës, përvec Gjermanisë dhe Francës nuk kanë publikuar planet, mënyrat apo kushtet e ndihmës financiare që do t’i akordohet Greqisë për të dalë nga kthetrat e krizës ekonomike.

Top Channel