Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu po qendron për një vizitë zyrtare në Shkup, prej nga ka deklaruar se Turqia do të jetë gjithmonë në anën e Maqedonisë.

“Suksesi i Maqedonisë është edhe sukses i yni. Ne gjithmonë do të jemi në anën e Maqedonisë”, ka pohuar Davutoglu gjatë një takimi me homologun Antonio Milloshoski.

Ndër të tjera, dy ministrat kanë cilësuar si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve dhe janë shprehur në favor të intensifikimit të tyre.

Shefi i diplomacisë turke ka premtuar se do të nxisë biznesmenët turq që të investojnë në Maqedoni.

Top Channel