Zyrtari i lartë i NATO-s, admirali James Stavridis ka konfirmuar mbështetjen e Aleancës ndaj shtetit të ri të Kosovës.

Garancinë e tij Stavridis e dha gjatë një vizite në Prishtinë, në një takim me presidentin Fatmir Sejdiu.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, dy zyrtarët diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe bashkëpunimin e institucioneve kosovare me strukturat e NATO-s.

Gjithashtu, admirali Stavridis ka shprehur mbështetjen e Aleancës edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Top Channel