Ambasadori spanjoll në Beograd, Injigo de Palasio Espanja ka deklaruar se cështja e Kosovës nuk do të bëjë që Spanja të heqë dorë nga pjesëmarrja në samitin BE-Ballkan që do të zhvillohet në Sarajevë.

Në një intervistë për një të përditshme serbe, Espanja i ka cilësuar si spekullime deklaratat se vendi i tij është gati të bojkotojë samitin.

“Nuk ekziston asnjë mundësi që nga ky samit të heqim dorë për shkak të përplasjeve rreth Kosovës. Ky takim do të mbahet”, ka deklaruar diplomati.

Ai ka shtuar më tej se samiti do të mbahet brenda mandatit të presidencës spanjolle, mundësisht brenda një korrikut.

Për shkak të pranisë së Kosovës, Madridi zyrtar bojkotoi samitin e zhvilluar së fundmi në Bërdo të Sllovenisë.

Top Channel