Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka pritur në një takim drejtorin politik në Ministrinë e Jashtme të Austrisë, Stephan Lehne.

Lajmin e ka komunikuar vetë zyra e shtypit e presidentit, e cila ka saktësuar se në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Gjithashtu, shtojnë burimet, presidenti Sejdiu e ka falenderuar zyrtarin austriak për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i tij ka dhënë për Kosovën.

Top Channel