Roma-Inter, rikthehen Totti e Sneijder
26/03/2010 15:00
Këtë të shtunë në “Olimpico” të Romës do zbresin kampionët e Italisë që kërkojnë të mbyllin llogaritë me kampionatin për të menduar më pas rrugëtimin në Champions League.
Interin dhe Romën i gjen kjo përballje në gjendje mjaft të mirë pas fitoreve të fundit. 4 pikë i ndajnë dy skuadrat por në presion më të madh janë zikaltërit e Mourinho-s, të cilët synojnë për të katërtin vit rresht kampionatin.
Mou rigjen Militon dhe Sneijder, ndërsa Balotelli është sërish i përjashtuar nga tekniku luzitan. Nga ana tjetër, kapiteni verdhekuq Francesco Totti është futur në listën e 22 lojtarëve dhe do të jetë në dispozicion të Ranierit pas shumë kohësh.
Top Channel