Përfaqësuesit e BE-së në Kosovë kanë shprehur sot në Mitrovicë përkushtimin e tyre për zhvillimin e shtetit të ri dhe në vecanti pjesës veriore të tij.

Deklaratat u bënë me rastin e hapjes së zyrës së Unionit në Mitrovicë, e cila do të njihet ndryshe edhe si shtëpia e BE-së dhe që do të drejtohet nga ambasadori italian Michael Giffoni.

Vetë diplomati ka deklaruar se zyra e re do të punojë për arritjen e progresit në veri dhe në gjithë Kosovën. Ai e ka vlerësuar si një hap shumë të rëndësishëm hapjen e zyrës së BE-së në një zonë kaq problematike si veriu i Kosovës.

Ndërsa shefi i EULEX, Yves de Kermabon, i pranishëm në ceremoni, është shprehur se misioni i drejtuar prej tij po kryen me përgjegjësi detyrën e tij, në vecanti përsa i përket cështjes së gjykatave në veri të shtetit të ri.

Top Channel