Maqedonia ka sulmuar Greqinë se nuk ka predispozicion për të zgjidhur krizën e marrëdhënieve dy paleshe që lidhet me emrin e Maqedonisë.

Ministri i Jashtëm, Antonio Milloshovski deklaroi se me zyrtarët grekë ka vetëm shtrëngime duarsh, por asnjëherë vullnet për të zgjidhur problemin. Duke komentuar takimin e fundit mes dy kryeministrave Papandreu dhe Gruevski ai theksoi: “Ka qendrime te njejta qe ceshtja te kalohet sa me pare. Mund te bejme krahasim mes dy qeverive por nuk kemi sinjale per tejkalim te kesaj krize”.

Ndërkohë, partia shqiptare Demokracia e Re thotë se moszgjdhja e cëahtes së emrit mund te pershallezoje marredheniet nderetnike dhe nderfetare ne vend.  

Top Channel