Maas: Ballkani ka perspektivë evropiane
26/03/2010 12:05
Ambasadori gjerman në Beograd, Wolfram Maas ka deklaruar se Gjermania përkrah plotësisht integrimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Beta”, Maas ka theksuar se në radhët e BE-së nuk ka përplasje rreth kësaj cështjeje.
“Nuk shoh përplasje brenda BE-së lidhur me zgjerimin e mëtejshëm. Të gjitha vendet anëtare janë të bindura se vendet e Ballkanit kanë perspektivë evropiane”, ka pohuar Maas.
I pyetur për cështjen e Kosovës, diplomati gjerman ka nënvizuar se cilido që të jetë vendimi i GJND-së, cështja e statusit është e zgjidhur.
Top Channel