Ramush Haradinaj ka akuzuar qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaci si të zhytur në korrupsion, bazuar kjo, sipas tij, edhe në raportet e ndërkombëtarëve që kanë drejtuar gishtin nga ministra konkretë të kabinetit.

“Qeveria e Hashim Thacit është e sëmure dhe vuan nga kanceri”, ishte thelbi i deklaratës së Haradinajt. Sipas tij, derisa ndërkombëtarët identifikojnë pjesëmarrjen e zyrtarëve në korrupsion, presidenti dhe kryeministri duhet të të shpallin zgjedhje të reja.

“Kemi të bëjmë me një kolaps kur qeveria e vendit është e sëmure, ndaj do ishte me interes që Thaci dhe Sejdiu që nuk identifikuan korrupsionin dhe nuk e shmangën, duhet ta cojnë vendin në zgjedhje. Gjithcka bëhet për të mbijetuar qeverinë por jo qeverisjen. Kjo bëhet përmes zgjedhjeve, ndryshe pozicioni i Thacit është i vështirë”, shprehet Haradinaj.

AAK ka kërkuar që institucionet e Kosovës të ndryshojnë pozicionin për mërgatën, duke ngritur agjencinë e mërgatës.

Top Channel