Vijon në Hagë procesi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të administrimit të drejtësisë, palët japin deklaratat përfundimtare
Në veri të Kosovës do të hapet sot zyra e BE-së, që do të kujdeset për promovimin e vlerave ndërkombëtare në këtë zonë të shtetit të ri.
Në ceremoninë e përurimit do të jenë të pranishëm si autoritetet kosovare, ashtu edhe përfaqësues te misionit për rendin dhe ligjin, EULEX.
Zyra në fjalë, e njohur ndryshe si “shtëpia e BE-së” do të drejtohet nga ambasadori i Italisë në Prishtinë, Michael Giffoni.
BE synon kështu rikthimin në veri të Kosovës pas një mungese dy vjecare, që u shkaktua nga disa sulme që larguan stafin e tij.
Plani i kryenegociatorit Marti Ahtisari parashikonte që Zyra Civile Ndërkombëtare të kishte një seli të vecantë në veri, me qëllim zbatimin e procesit të decentralizimit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Top Channel