KE: Termocentrali “Kosova A” të mbyllet në 2015-ën

26/03/2010 09:25

Komisioni Evropian ka propozuar mbylljen e termocentralit “Kosova A” në vitin 2015, dhe jo në 2017 sic kishin propozuar autoritetet kosovare.

Shkak për këtë është bërë teknologjia e vjetëruar e termocentralit, i cili është jashtë standarteve të lejuara dhe ndot zonat përreth.

Ekspertët evropianë kanë vlerësuar gjithashtu se mbyllja në vitin 2015 do të kushtonte më lirë, 28 milionë euro dhe jo 1 miliardë si në vitin 2017.

“Mbyllja në vitin 2017 do të kishtë probleme, ndërsa nëse mbyllet më parë do të shmangen shumë incidente që vijnë nga ndotja”, kanë deklaruar ekspertët.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e qeverisë janë shprehur të gatshëm të zbatojnë sugjerimet e ndërkombëtarëve.

Rreth 30 përind e banorëve në Obiliq, ku ndodhet edhe termocentrali, vuajnë nga probleme me frymëmarrjen për shkak të ndotjes.

Top Channel