Presidenti kroat Ivo Josipovic ka deklaruar se takimi i pak ditëve më parë me homologun serb Boris Tadic ka shërbyër për të hyrë në rrugën e zgjidhjes së problemeve me interes të përbashkët.

Sipas raportimeve të mediave lokale, Josipovic ka vlerësuar se zgjidhja e këtyre problemeve do të ketë përfitime për vendin.

Ndërkohë, takimi mes dy presidentëve është vlerësuar edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit, i cili ka deklaruar se do të ndikojë në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, të ftohura nga njohja e Kosovës.

Top Channel