Greqia, Trichet i kënaqur për marrëveshjen
26/03/2010 09:10
Presidenti i BQE-së, Jean Claude Trichet është shprehur “shumë i kënaqur” që liderët e zonës euro kanë gjetur një zgjidhje “të faktueshme” për krizën në Greqi.
Trichet ka shprehur gjithashtu besimin e tij se përfshirja e FMN-së do të ndikojë pozitivisht dhe se Greqia do të rifitojë gradualisht besimin tek tregjet.
Marrëveshja e arritur parashikon një ndërhyrje me ndihma, të cilat do të aktivizohen nëse financimet e tregjeve bëhen të pamjaftueshme.
Top Channel