
Jo më larg se 10 kilometra nga Prishtina ndodhet një fshat, të cilin shumë vetë e quajnë fshati i vdekjes.
Në Dardhishtë të komunës Obiliq numerohen të paktën 45 të vdekur nga kanceri. Dhe për këtë fajësohet ndotja që vjen nga derdhja prej KEK e skorjeve pas prodhimit të energjisë.
Specialistët kanë dhënë alarmin për situatën, ndërkohë që vetë banorët e kanë ngritur zërin më shumë se një herë.
“Sa herë ngrihesh në mëngjes thith vetëm pluhur. Të tëra të zezat po na vijnë neve”, thotë një prej tyre.
Banorët e fshatit kërkojnë ndihmë nga shteti, pasi sipas tyre kanceri i shkaktuar nga ndotja nuk do të kursejë as fëmijët.
Ndërkohë, Ministria e Ambjentit ka premtuar se do të ngrejë një komision të posacëm për marrjen e masave, por nuk dihet se kur kjo do të ndodhë.
Top Channel