Clinton: Hap përpara në marrëdhënien me Moskën

26/03/2010 18:00

Traktati i ri për carmatimin, që do të firmoset më 8 prill në Pragë, do të shënojë një hap domethënës përpara në marrëdhëniet me Moskën.

Kështu është shprehur sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Cliton e cila është shprehur optimiste se administrata Obama do të bindë Senatin të ratifikojë marrëveshjen mes SHBA-së dhe Rusisë.

Pakti, i lajmëruar pas një bisede telefonike mes presidentëve Barack Obama dhe Dmitry Medvedev, do të pakësojë numrin e kokave bërthamore të cdo vendi në një maksimum prej 1550, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Top Channel