Kryeministri italian Silvio Berluskoni pas samitit të BE-së ditën e enjte përgëzoi liderët europianë për arritjen e një marrëveshjë për ndihmë ndaj Greqisë.

“Italia ka qënë në vijën e parë të vendeve që kërkonin me ngulm një mbështetje europiane ndaj Greqisë, dhe jo vetëm vendet anëtare të eurozonës. Nëse Europa nuk vepron si një e tërë, atëherë cfarë Europe do të quhej?!”, tha Berluskoni.

Berluskoni tha se shtroi në samit me partnerët europianë edhe cështjen e moshës se pensionit.

Top Channel