
Athina zyrtare e ka konsideruar marrëveshjen e arritur në samitin e Brukselit tepër të kënaqshme duke theksuar se ia vlejtën sakrificat e popullit grek për përballimin e krizës.
Sipas burimeve qeveritare u arrit qëllimi për krijimin e një mekanizmi mbështetës,i cili parashikon një ndërhyrje me ndihma, të cilat do të aktivizohen nëse financimet e tregjeve ndaj Greqisë bëhen të pamjaftueshme.
Karakteristik është titulli i gazetes Ta Nea –‘”Uf .Frymemarrje lehtesimi”,ndersa gazeta opozitare ‘Eleftheros Tipos’ shkruan “Komardare shpetimi nga Trishe,litar ne fyt nga FMN.
Ashtu sic theksojnë qytetarët e thjeshtë asgjë s’ka mbaruar. Greqia ka hyrë në një rruge të vështirë me sfida të mëdha sic janë ulja e deficitit nga 12.7% në kushtet e sotme në 2.8% në fund të vitit 2013.
Marrëveshja e Brukselit e arritur pas një diplomacie tepër intensive nga udhëheqësit europiane,përsëri është një thikë me dy presa shprehën specialistë të ekonomisë.
Sipas saj, në rast se Athina nuk mund të marrë kredi në tregun e lirë,BE do të aprovojë një ndihme prej gati 22 miliardë euro prej te cilave nje e treta do te jene nga FMN ,cka interpretohet si masa me te rrepta financiare dhe shkurtime te vendeve te punes ne sektorin shteteror.
Top Channel