Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci e ka mirëpritur hapjen e zyrës së Bashkimit Evropian në pjesën veriore të vendit.

Sipas Thacit, ky është një sinjal i mbështetjes së ndërkombëtarëve ndaj angazhimeve të qeverisë së Kosovës për integrimin e veriut.

“Ne kemi strategjinë tonë të mbështetur nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar”, ka pohuar kryeministri.

BE ka njoftuar hapjen e zyrës së tij në pjesën veriore të Kosovës, e cila do të drejtohet nga ambasadori italian, Michael Giffoni.

Top Channel