Thaci: Shumë shpejt riformatimi i qeverisë
25/03/2010 15:55
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se riformatimi i kabinetit të tij do të ndodhë shumë shpejt.
Thaci ka përjashtuar cdo mundësi që këto ndryshime të kenë lidhje me raundin e tretë të zgjedhjeve lokale.
“Unë këtë proces nuk e kam lidhur kurrë me asnjë proces elektoral. Axhenda shtetërore ka vazhduar me sukses drejt implementimit. Cdo ditë po ndodh afirmimi i energjive të reja në radhët e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës”, ka pohuar Thaci.
Top Channel