Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të ushtrojë presion ndaj Serbisë, për dhënien e informacioneve mbi personat e pagjetur.

Deklaratën e tij kreu i shtetit kosovar e bëri gjatë një konference me ekspertë ndërkombëtarë të mjekësisë ligjore, të mbledhur në Prishtinë.

Sejdiu i ka drejtuar edhe një apel Beogradit zyrtar, të cilit i ka kërkuar që të distancohet nga njerëzit që kanë bërë krime dhe nga ato klasa politike që kanë dashur të jenë hegjemone ndaj popujve të rajonit.

Top Channel